Bosi i Arsenalit, Unai Emery, i ka bërë thirrje Aaron Ramseyt që të mos fokusohet në rinovimin e kontratës.

Ramsey është pa kontratë në fund të sezonit dhe uellsiani ende nuk ka arritur marrëveshje.


Tash, trajneri Emery i ka bërë thirrje që të fokusohet në futboll.

“Unë kam folur me të javën e kaluar. Unë i kam thënë: Dua të jesh i fokusuar dhe të stërvisësh sepse vetëm në ndeshje na tregon kapacitetin”.

ramsey 1

“Kontrata është një gjë për agjentët dhe klubin, por ne duam fokus në stërvitje dhe në fushë në baza ditore”, u shpreh Emery për gazetarët.

Ramsey ishte në stol në Stamfor Bridge, por mund të luajë ndaj Ëest Hamit këtë fundjavë, që po ashtu nuk ka fitore në dy ndeshjet e para.

Rammsey erdhi te Arsenali nga Cardiff City në vitin 2008.

/Telegrafi/

telegrafi sport app