Site icon Telegrafi

Ramosaj njofton për viktima nga Deçani në tragjedinë e Kroacisë

Tragjedia e rëndë që ka ndodhur në Kroaci ka prekur edhe Deçanin.

Kryetari Bashkim Ramosaj, përmes një shënimi në Facebook ka njoftuar se në këtë tragjedi ka edhe viktima nga Deçani.

“Tragjedia ju mori jetën edhe bashkëqytetareve Valentina Zhubaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj nga fshati Baballoq komuna e Deçanit – fshati Devë komuna e Gjakovës”, ka njoftuar Ramosaj.

“Pamje e rëndë kur je në familjen Zhubaj në Baballoq në këto orë të vona, përball të gjithë atyre familjarëve dhe nuk gjen fjalë për t’i ngushëlluar”, ka shkruar më tej Ramosaj duke shprehur ngushëllime mbarë kombit dhe shërim të shpejt të gjithë të lënduarve.

Lexo po ashtu Identifikohen katër viktima nga Gjakova në aksidentin që ndodhi në Kroaci

Ndryshe, 10 veta humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur nga pasojat e një aksidenti në Kroaci.

Lexo po ashtu Identifikohen edhe dy viktima tjera nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, janë nga Rahoveci

Autoritetet thanë se autobusi nga Kosova doli nga autostrada ndërmjet Zagrebit dhe kufirit të Serbisë të dielën në mëngjes afër Slavonski Brodit./Telegrafi/

Exit mobile version