LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj jep ultimatum: Do të presim deri me 27 gusht për rrugën Deçan-Plavë

Ramosaj jep ultimatum: Do të presim deri me 27 gusht për rrugën Deçan-Plavë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka folur për zhvillimet që lidhen me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

Ramosaj në RTV Dukagjini ka thënë se sot me kryeministrin Hoti ka diskutuar për çështjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

“Me datën 27 gusht do të kem takime me të gjitha ambasadat dhe KFOR-in dhe aty do të argumentojë pse punimet në këtë rrugë duhet të vazhdojnë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Kryetari i Komunës së Deçanit thotë se nuk beson se ndonjëri nga ambasadorët është kundër ndërtimit të kësaj rruge e që sipas tij është jetike për turizmin e kësaj komune.

Ai thotë se nuk është problem ndërprerja e punimeve por problem sipas tij mbetet mënyra se si duhet të përfundojnë punimet në këtë rrugë.

Ramosj thotë se nuk ka komunikim me Igumenin Sava Janjiq.

Ai thotë se me Janjiqin kanë pasur marrëveshje që rruga të ndërtohet por sipas tij gjërat ndryshuan kur u caktua takimi në SHBA.

Kryetari i Deçanit thotë se për hir të momentit politik që ndodhet Kosova do të presin deri me 27 gusht.

“Pas kësaj date duhet të na tregohet zgjidhja për këtë projekt. Zgjidhja e vetme është që rruga duhet të përfundojë në këtë segment që është tani”, tha ndër të tjera Bashkim Ramosaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori