LAJMI I FUNDIT:

Ramos befason me klubin e ardhshëm – spanjolli në bisedime të avancuara me gjigantin argjentinas

Ramos befason me klubin e ardhshëm – spanjolli në bisedime të avancuara me gjigantin argjentinas

Ish-kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, pritet që të bëjë një lëvizje befasuese dhe të transferohet në Argjentinë.

38-vjeçari momentalisht nuk ka klub pasi kontrata e tij me Sevillën skadoi në fund të sezonit 2023/2024.

Reprezentuesi spanjoll konsiderohet gjerësisht si njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë në dy dekadat e fundit, pasi ka fituar 22 trofe gjatë kohës së tij në Madrid ku qëndroi për 16 vite.


Ramos raportohet se ka tërhequr interesimin e gjigantit argjentinas Boca Juniors dhe thuhet se ka pasur bisedime me presidentin e klubit Juan Roman Riquelme, sipas mediumit spanjoll Relevo.

Përpjekjet e tyre për të transferuar Ramosin mund të bëhen më të lehta sepse menaxheri i Boca Juniors është ish-bashkëlojtari i Ramosit, Fernando Gago, me të cilin kanë luajtur së bashku tek Real Madridi mes viteve 2007 dhe 2012.

Ani pse Ramos është në perëndim të karrierës së tij, ofertat për të nuk po mungojnë, pasi besohet që ai ka tërhequr interesim edhe nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

38-vjeçari ndonëse nuk është i angazhuar në ndonjë klub, ai është parë duke punuar fortë në fitnes përmes videove të cilat i poston në llogarinë e tij në Instagram.

Tifozët e Boca Juniors njihen për atmosferën e tyre të zjarrtë në stadiumin ‘La Bombanera’ ku yje si Diego Maradona dhe Carlos Tevez kanë luajtur më herët për këtë klub.

Stili agresiv i lojës së Ramos dhe pasioni i tij me siguri që do të përshtatet mjaft mirë me tifozët e Bocas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

La Liga
Liverpooli po e fiton garën me Realin dhe Man Utd për mbrojtësin hungarez

Liverpooli po e fiton garën me Realin dhe Man Utd për mbrojtësin hungarez

Premier League
Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

La Liga
Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet

Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet "Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!"

Sport
Nga suksesi i Kosovës te ikja e lojtarëve dhe situata me Brrutin, flet Bajram Shala

Nga suksesi i Kosovës te ikja e lojtarëve dhe situata me Brrutin, flet Bajram Shala

Kombëtarja e Kosovës
Kalo në kategori