Ramiz Lladrovci testohet për COVID-19

14:"Ridvan Slivova
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është vetë izoluar, pas shfaqjes së disa simptomave të COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Lladrovci, i cili ka njoftuar se po ashtu ka bërë testin dhe është në pritje të rezultateve.
Postimi i plotë i tij:Të nderuar qytetarë, Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për COVID-19, në Klinikën Infektive. Jam në pritje të rezultateve. Deri në marrjen e rezultateve, jam vetizoluar. Respektoni udhëzimet e IKShPK, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën! /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































