Ka startuar emisioni më i ri “Show room me Gentën”, i cili është prodhim i produksionit “Publico”, ndërsa transmetohet në RTV Dukagjini.
Emisioni me të ftuar të profileve të ndryshme, do të sjell pjesën e jetës së tyre, që pothuajse asnjëherë nuk është njohur.
I ftuari i parë që shpalosi përjetime interesante nga jeta private e ajo profesionale, ishte kryetari më i përfolur në vend, ai i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ndër të tjera, Lladrovci tregoi se jetën e tij do të kujdeset ta dokumentojë në një libër.
“Nuk e kam mendu akoma si do at quaj. Do ta bëj jetën time libër, por titullin akoma nuk e kam menduar”, tha ai.