LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Vuçiq ka kërcënuar Kosovën, partnerët të reagojnë

Ramadani: Vuçiq ka kërcënuar Kosovën, partnerët të reagojnë

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani i ka cilësuar si kërcënim, deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se Ushtria serbe është në gjendje gatishmërie.

Ramadani në një postim në Facebook, ka shkruar se gjuha e tillë është e papranueshme dhe sjellë vetëm tensione.

Sipas tij, këto deklarata tregojnë synimet që shteti serb ka ndaj Kosovës, transmeton Telegrafi.


“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar sërish Kosovën, duke thënë se Ushtria serbe është në gjendje gatishmërie në kufirin me Kosovën.  Secili duhet ta ketë të qartë se gjuha kërcënuese e Vuçiqit është e papranueshme dhe sjellë tensione të mëtejshme. Për më shumë, kjo kërcënimet e Vuçiqit dëshmojnë edhe njëherë pretendimet e vjetra të Serbisë”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se presidenti serb, duhet ta kuptojë që koha e gjenocidit dhe spastrimit etnik ka përfunduar.

“Vuçiq duhet ta kuptojë se koha e Millosheviqit ka përfunduar. Gjenocidi dhe spastrimi etnik, që u ka ndihmuar edhe vetë Vuçiqi, nuk do të mund të përsëriten më kurrë!”, përfundon postimi i Burim Ramadanit. /Telegrafi/