Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë për Telegrafin se sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës është tregues i qartë i situatës të sfiduar dhe të rënduar të sigurisë në Republikën e Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni intervistën e njohësit të çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani.
Telegrafi: Si e cilësoni sulmin e mbrëmshëm ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës?
Ramadani: Sulmi i mbrëmshëm është tregues i qartë i situatës vërtetë të sfiduar dhe të rënduar të sigurisë. Thjesht, siguria në Kosovë është thellësisht e sfiduar nga faktorë të ndryshëm. Normalisht, është sulm kriminal dhe i papranueshëm për secilin që ka logjikë institucionale dhe shtet-ndërtuese. Është rrezikim i shtetit dhe i të ardhmes sonë të përbashkët. Një sulm i tillë, që shpresoj të jetë i izoluar dhe i fundit, dëshmon për domosdoshmërinë që të gjithë në Kosovë të kenë të qartë përgjegjësinë qytetare dhe kombëtare që kanë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e gjendjes së sigurisë.
Telegrafi: A mendoni që ky sulm ka të bëjë me marrëveshjen e Demarkacionit apo me ndonjë gjë tjetër?
Ramadani: Motivet dhe informacionet tjera rreth këtij sulmi duhet të sqarohen nga organet e drejtësisë dhe të sigurisë. Nuk besoj se askush i ndihmon stabilitetit në vend duke u ngutur në presupozimin e autorëve dhe motiveve.
Sidoqoftë, është e qartë se situata e përgjithshme e tensionuar në Kosovë shkon në favor të keqbërësve të natyrave të ndryshme. Shkon në favor edhe të “Faktorit të Tretë”, që mund të jetë kushdo që nuk pajtohet me ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe që synon destabilizimin e Kosovës.
Një gjë, për mua, është e qartë: asnjë shqiptari në Kosovë nuk do t’i konvenonte destabilizimi i vendit.
Telegrafi: A është siguria në nivel duke i parë edhe zhvillimet e fundit që po ndodhin në vend?
Ramadani: Fatkeqësisht, Kosova po u ofron keqbërësve lehtësisht ambientin për të veprime direkte destablizuese: Krizën, institucionet e përgjumura, mosfunksionimin e shtetit të qëndrueshëm, retorikën lartësisht jopolitike, gabimet e panumërta institucionale, mos qartësinë e orientimit të politikave shtetërore, tensionimin e përgjithshëm të brendshëm, paqëndrueshmërinë politike dhe ekonomike, shtrirjen e lëvizjeve të ndryshme anti-Kosovë dhe humbjen pothuajse të plotë të besimit qytetar në institucione publike dhe në politikën përgjithësisht.
Institucionet e sigurisë, në mungesë të ndërtimit të kapaciteteve të qëndrueshme, në mungesë të orientimeve strategjike politike dhe në mungesë të funksionimit të institucioneve kryesore publike, janë kthyer në institucione të pa mbikëqyrje civile demokratike, rrjedhimisht në institucione që nuk u kërkohet llogaridhënie të përditshme.
Motivimi i pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë ka rënë dukshëm dhe kryesisht për shkak të ndërhyrjeve direkte politike.
Koncentrimi i pjesës më të madhe të resurseve të sektorit të sigurisë në ndjekjen dhe përcjelljen e kundërshtarëve politik ka shkaktuar, po ashtu, ulje të dukshme të koncentrimit kundër rreziqeve të natyrave tjera të sigurisë kombëtare.
Telegrafi: A mendoni që po rrezikohet siguria në vend?
Ramadani: Tensionimi i paprecedent i gjendjes në Kosovë, dorën në zemër, deri më tash, fatmirësisht, nuk është kthyer në kërcënues për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit. Ka pasur edhe gjatë muajve të kaluar disa herë situata të rënda, megjithatë të izoluara në kuptimin e afektimit të sigurisë.
Por, nuk do të thotë se kështu do të vazhdojë pakufi.
Mund të shohim skena të rënda të eskalimit të gjendjes së sigurisë, që mund të jenë edhe të sponsorizuara nga “Faktori i tretë”, të cilat do të tejkalonin dhe do të bënim që të harrohen madje çështjet e kontestuara politike të deritashme.
Janë bërë gati një vit prej kur Kosova është futur thellë në krizë. Kjo, megjithëse e paralajmëruar, i ka dhënë hapësirë të pakontrollueshme veprimit direkt të “Faktorit të Tretë”.
Kosova tashmë po përballet me provokime të shpeshtuara ndaj sigurisë. Porse, sfidat mund të rriten gjatë periudhës së ardhshme.
Edhe siguria nacionale, edhe siguria humane është e sfiduar në shumë dimensione. Të dyja rrafshet konceptuale të sigurisë e mbulojnë dhe plotësojnë njëra-tjetrën dhe në rastin e Kosovës kjo nënkupton një siguri vërtet të brishtë.
Gjendja e rëndë ekonomike dhe pasiguria ekonomike, shkelja e të drejtave të njeriut, ndjenja e diskriminimit, pasiguria publike, aksidentet e shumta në komunikacion, vjedhjet e shtëpive e banesa, vjedhjet e veturave dhe çantave të dorës, vjedhjet e bankave dhe institucioneve të tjera janë elemente që dëmtojnë rëndë perceptimin qytetar mbi sigurinë. Dhe këto janë shumë të rëndësishme për sigurinë humane.
Në dimensionin tjetër, siguria nacionale e sfiduar dhe kërcënuar vazhdimisht nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, nga moskompletimi i shtetit dhe arkitekturës së sigurisë nacionale, si dhe nga përhapja e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Tendenca e Rusisë, që ta kthejë ndikimin e vet në Ballkanin Perëndimor është, po ashtu, një sfidim i sigurisë së Kosovës. Të gjitha këtyre u shtohet edhe qeverisja e dobët, joefektive, dhe jostabiliteti politik brenda Kosovës dhe në disa shtete në rajon. /Telegrafi/ Elfije Boletini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje