Prishtina nuk ka arritur në finale të Kupës së Kosovës dhe kështu e ka humbur mundësinë për ta mbrojtur trofeun këtë vit.

Bardhekaltrit u eliminuan nga Llapi me rezultat të përgjithshëm prej 5-4, pas dy ndeshjeve gjysmëfinale (2-3 dhe 2-2).


Trajneri i kryeqytetasve, Zekirija Ramadani, ka thënë se të zgjedhurit e tij kishin presionin e ndeshjes së fundjavës.

Për më shumë, ai nuk kishte pritur që skuadra kundërshtar të ishte “aq e dobët”, pasi Prishtina i shënoi dy gola.

Ramadani i kishte pushuar futbollistët kryesore për këtë takim duke zgjedhur të luante me disa lojtarë të rinj dhe i ka uruar ata për paraqitjen. /Telegrafi/

telegrafi sport app