Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklarimeve që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ka thënë se Kosova do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e FSK-së në ushtri.
Me këtë rast Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka vend për konfuzion pasi që transformimi i FSK-së është në përputhje me direktivat e NATO-së.
Postiimi i plotë i Ramadanit:
“Nuk ka vend fare për konfuzion. Transicioni i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s, sikurse edhe me Selinë Qendrore të NATO-s.
Duhet të kuptojmë vështirësitë e NATO-s për konsensus për shkak të shteteve jonjohëse aty. Ne fatkeqësisht nuk kemi pasur qasje direkte në kryeqytetet e disa prej këtyre shteteve jonjohëse për t’ia spjeguar procesin dhe planin e Kosovës.
Sidoqoftë, ne mirëpresim thellimin e angazhimit të NATO-s në Kosovë, pëmes NALT-it dhe Bashkëveprimit të Zgjeruar.
KFOR-i po ashtu do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë dhe do të thellohet bashkëpunimi.
Transicioni i FSK-së është proces legjitim dhe gradual. Pas miratimit të ligjeve, FSK do të ketë transicion 10 vjeçar për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale.
Kosova synon të jetë anëtare e NATO-s, i takon këtyre vlerave dhe do tê thellojë përpjekjet për këtë Qëllim Kombëtar.
Kosova dhe FSK është e gatshme që krah për krah me ushtritë e shteteve anëtare të NATO-s të ndihmojë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajone të ndryshme nëpêr botë”, ka shkruar Ramadani.
Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.
Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!