LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Nga e premtja vërehet një mungesë e përhapjes publike së urrejtjes dhe manifestimit të arrogancës nga pushteti

Ramadani: Nga e premtja vërehet një mungesë e përhapjes publike së urrejtjes dhe manifestimit të arrogancës nga pushteti

Ish-inspketori i Agjencisë për Inteligjencës, Burim Ramadani përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se pushteti është duke bërë një pauze, siç ka thënë ai “pauza e urrejtjes dhe arrogancës nga pushteti”.

Ramadani ka theksuar se kjo po vërehet nga dita e premte, transmeton Telegrafi.

“Nga e premtja vërehet një mungesë e përhapjes publike së urrejtjes dhe manifestimit të arrogancës nga pushteti. Mbetet të shihet nëse kjo është vetëm një pauzë momentale apo kanë ‘mësuar’ çka nuk guxojnë të bëjnë më! Gjuha helmuese e eksponentëve të pushtetit ndaj faktorit ndërkombëtar, SHBA-ve, NATO-s, KFOR-it, BE-së, opozitës, shoqërisë civile, mediave, bizneseve, sindikatave etj., ka dëmtuar seriozisht shëndetin e shtetit tonë”, shkroi ai.


Tutje, ai ka pohuar se “Dëmi u bë”.

“Serumi i të premtes e ndaloi momentalisht gjuhën helmuese, por rikuperimi merr kohë. Pyetja themelore që mbetet: A dinë këta të propagandojnë pa përhapje të urrejtjes dhe manifestim të arrogancës apo thjesht janë çarmatosur?”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Lajme
​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Lajme
​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Lajme
Kalo në kategori