Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ndihet i lumtur me fitoren e ekipit të tij në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat 3-1 në kuadër të javës së parë të stinorit pranveror.

Prishtina ka vazhduar formën e mirë duke arritur edhe fitoren e tretë në tri ndeshje zyrtare në vitin 2021, duke mposhtur Drenicën pas fitoreve ndaj Dritës në Superkupë dhe Kupë.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alban Shillova, Leonit Abazi dhe Gentian Muca për vendasit, ndërsa për Drenicën shënoi Denilsson.

Pas fitores ka folur edhe trajneri i Prishtinës, Ramadani, i cili ka thënë se ndihet i lumtur me fitoren, ndërsa ka përgëzuar lojtarët e dy ekipeve për paraqitjen sot.

“Sot duhet të jemi të kënaqur me këtë fitore. Uroj futbollistët e mi dhe ata të Drenicës për angazhimin dhe lojën që shfaqën në këto temperature të ulëta”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.

148520099 10159672190228538 2516543945897067720 o

“Falënderoj skuadrën për luftën që bëri në fushë. Nuk ishte e lehtë, sepse tradita e ndeshjeve me Drenicën tregon që nuk ka takim të lehtë”.

“Goli i barazimit nga ana e tyre na mobilizoi në pjesën e dytë, të cilën e fituam me meritë dhe arritëm objektivin që kishim për këtë ndeshje”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/

telegrafi sport app