Është zhvilluar edhe xhiro e katërt në BKT Superligën e Kosovës, por që Prishtina ka mbetur ende pa fitore.

Në derbin e kësaj xhiro të zhvilluar ndaj Gjilanit në kryeqytet, dy skuadrat kanë ndarë pikët pasi kanë luajtur baras 1-1. Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se këtë takim e llogaritë si të humbur, duke marrë parasysh faktorët e ndeshjes, që ishin në epërsi dhe kishin epërsi numërike në fushë.


“Këtë ndeshje e llogarisë si të humbur, duke i marrë parasysh faktorët, avantazhi, një lojtar më tepër dhe eksperienca më e madhe që kemi lirisht mund të them që ky barazim është si një humbje. Nuk ja fali vetës, nuk ja fali askujt, ishte një barazim i rëndë”, tha Ramadani.

241847241 10160115154323538 6294408424604939831 n

“Gjithsesi duhet të marrim përgjegjësi dhe të vazhdojmë përpara. Ekipi është ndryshe nga tri takimet e para, tani me kthimin e Mankendas dhe Abazit po tregojmë një fytyrë tjetër nga ndeshjet e kaluara”, deklaroi Ramadani.

Tutje trajneri i Prishtinës foli edhe për golat që skuadrat e tij kryesisht po i shënon nga ndërprerjet, derisa ka thënë se ndryshimet e shumta që janë bërë kanë ndikuar në lojën e tyre.

“Disa kanë qenë të planifikuara, disa jo. Duhet të jemi më këmbëngulës, ndonjëherë edhe të tregohemi egoizëm, në qoftë se do të ishim egoist sot do të fitonim”.

Zekirija Ramadani 1

“Nuk ka lodhje, edhe me Ballkanin edhe me Gjilanin kishim një avantazh në lojë. Përgatitja fizike është evidente, ndoshta na mungon qetësia dhe komponimi më i mirë në fazën e sulmit”, tha Ramadani.

Krejt në fund trajneri shkupjan i kampionit në fuqi të Kosovës foli edhe për transferimin e ri të Prishtinës, Besart Berishën.

242062090 4665925406791242 8544574400550053510 n

“Besarti dhe karriera e tij dihet nga të gjithë. Asnjë gjë më tepër nuk dua të shtojë, nuk e kemi aspak mendjen tek ai aktualisht”.

“Gjithçka varet nga gjendja fizike, ai akoma nuk është në Kosovë. Do të presim të vijë dhe më pas e marrim një vendim”, tha Ramadani pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app