Feronikeli ka arritur të marrë një fitore të madhe në finalen e raundit preliminar në Ligën e Kampionëve përballë Santa Colomas.

Kampioni në fuqi i Kosovës ishte me një lojtar më pak nga minuta e 50-të pas përjashtimit të Yll Hoxhës.


Por edhe pse mysafirët kaluan në epërsi, falë golave nga Mevlan Zeka dhe Kastriot Rexha, Nikli triumfoi 2-1.

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka thënë se futbollistët kanë marrë një fitore me zemër.

65531334 1055630621295344 5564383363239772160 n

“Treguam një lojë të mirë, me ç’rast rezultoi edhe rikthimi. Kemi treguar zemër, sidomos pas përjashtimit të Yllit, qysh në fillim të pjesës së parë. Ajo që është e rëndësishme, i’a arritëm qëllimit”.

“Ndërkaq, e arsyetoj kartonin e kuq, sepse duhet analizuar gjithmonë arsyen e kartonit” përfundoi Ramadani.

Në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, Feronikeli do të përballet me kampionin e Uellsit, TNS. /Telegrafi/