LAJMI I FUNDIT:

Rama: Zmbrapset sulmi kibernetik, dyshojmë për një shtet

Rama: Zmbrapset sulmi kibernetik, dyshojmë për një shtet

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se është zmbrapsur përfundimisht sulmi kibernetik dhe pjesa më e madhe e shërbimeve të e-Albania është rikthye.

“Agresioni kibernetik ka ngjallur një shqetësim shumë të madh. Një agresion masiv kibernetik mbi Shqipërinë është zmbrapsur përfundimisht dhe shërbimet për publikun të e-Albania janë rikthyer masivisht dhe mbetet një numër i vogël i tyre për t’u rikthyer”, ka thënë Rama.

Sipas tij, “ky bombardim nuk vjen nga qielli, por përmes internetit, një bombardim shumë i rëndë dhe koha për t’i rimarrë sistemet e bombarduara është kohë rekord”.


Rama tha se dyshon që një nga dy shtetet jo miqësore me Shqipërinë e ka kryer sulmin dhe tha se kjo do të publikohet sapo të vërtetohet.

“Ky është një agresion i organizuar nga një shtet. Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një nga dy shtetet”, shtoi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori