LAJMI I FUNDIT:

Rama: Vettingu pastron llumin e mbështjellë me togën e zezë

Rama: Vettingu pastron llumin e mbështjellë me togën e zezë

Përveç reagimit të dy ministrive, asaj të Drejtësisë dhe të Brendshme, ka reaguar edhe vetë kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook për vendimin e gjyqtares së Vlorës, për të lënë në arrest shtëpie një person të arrestuar për herë të dytë që qarkullonte me armë.

Duke postuar deklaratën e zëvendësministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, Rama shkruan: “Vettingu, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve. Vettingu mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/