LAJMI I FUNDIT:

Rama: “The Times” zbulon Shqipërinë përmes turizmit të aventurës

Rama: “The Times” zbulon Shqipërinë përmes turizmit të aventurës

Gazeta britanike “The Times” zbulon Shqipërinë përmes turizmit të aventurës, të përvojave unike të rafting në ujërat e lumit Vjosa.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar në faqen e “The Times“.

Rama theksoi se në shkrim përshkruhet Vjosa, Parku i Parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë, madhështia e maleve që rrethojnë luginën, shija e mirë që vjen nga bujtinat, guidat fantastike dhe udhërrëfyesit turistikë.


“Vjosa është vetëm një nga mrekullitë e shumta të eksploruara nga ky itinerar. Për mua lumi i Shqipërisë mbetet xhevahiri i kurorës së saj. Kur bëhet fjalë për një ndjenjë të vërtetë madhështie, Vjosa është në një ligë më vete, pasi ajo përshkon rrugën e saj nën malet e mbushura me dëborë dhe mbush gjysmën e luginës së saj me drurë. Megjithatë, lumi më i mahnitshëm që kemi parë është ai i Osumit, i cili ka kaluar nëpër një shtrirje gëlqerore për të krijuar 20 kilometra kanion të pjerrët dhe të ngushtë”, shkruan The Times.

Autori i shkrimit në The Times tregon edhe për shëtitjen në malin e shenjtë të Tomorit dhe dy netë në hotele me vendndodhje të bukur larg Beratit, në Çorovodë dhe Përmet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori