LAJMI I FUNDIT:

Rama: Do të marrim dronë të armatosur Bayraktar nga Turqia

Rama: Do të marrim dronë të armatosur Bayraktar nga Turqia

Shqipëria do të blejë nga Turqia dronë të armatosur Bayraktar. Këtë e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin Opinion nga Nju Jorku.

Rama tha se Shqipëria do të marrë 6 dronë ushtarakë të armatosur të cilët do të përdoren edhe për qëllime të tjera civile në vendin tonë.


Kryeministri Rama: Ne kemi biseduar për domosdoshmërinë e dronëve dhe jemi në procesin e përfundimit të marrëveshjes për të marrë edhe ne dronët Bayraktar, të cilët…

Blendi Fevziu: Me apo pa armatime?

Kryeministri Rama: … të cilët duke parë dhe rrjedhën e ngjarjeve do t’i marrim të armatosur.

Blendi Fevziu: Do t’i paguajë Shqipëria këto?

Kryeministri Rama: Po patjetër.

Blendi Fevziu: Janë të shtrenjtë?

Kryeministri Rama: Për qëllimet që kemi dhe për shërbimin që do të na bëjnë janë absolutisht me çmim të arsyeshëm.

Blendi Fevziu: Dhe sa dronë Bayraktar do marrë Shqipëria?

Kryeministri Rama: Ata janë me pako, janë dy plus dy që do të thotë 6.

Blendi Fevziu: Pra do keni 6 dronë të armatosur që do jenë në funksion të forcave ushtarake shqiptare?

Kryeministri Rama: Dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollin e territorit, për ndërtimet pa leje.

Interesim për dronët turq, Bayraktar kanë shprehur edhe shtetet tjera, pasi fluturakja e armatosur ka treguar sukses në disa fushë beteja, përfshirë Ukrainën e Azerbajxhanin.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori