LAJMI I FUNDIT:

Rama: SPAK nuk është i imi, paraburgimi nuk mund të bëhet një normë

Rama: SPAK nuk është i imi, paraburgimi nuk mund të bëhet një normë

Në përballjen e radhës “Sy m’sy” me komentuesit, kryeministri Edi Rama iu rikthye edhe njëherë Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe zhvillimeve të fundit.

Sipas kreut të qeverisë, SPAK tashmë e ka treguar se nuk është i kapur, por shtoi se nuk do të pranojë një system drejtësie që shkel të drejtat.

“SPAK nuk është imi, por i Kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Tani dhe SHBA është tërhequr nga kjo punë dhe nëse SPAK do ta kishte sjellë Amerika do ta kishte marrë me vete. SPAK është këtu dhe ka një garanci. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kuadër të kësaj lufte nga këneta me në krye bufin plak është Partia Socialiste dhe unë në krye të saj. Reformën në drejtësi e kam bërë unë dhe PS,” the Rama.


“Në 2025 sfida është të kemi një sistem drejtësie të drejtë dhe të barabartë. Pjesa e parë e sfidës, pavarësisht kostove, gjërave që nuk shkojnë, edhe me SPAK është sidoqoftë se ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë. Askush nuk mund të thotë sot se SPAK është i kapur. Sfida është që pavarësia të jetë garanci edhe për profesionalizëm dhe standarde. Nuk do ta pranojmë një sistem drejtësie, joprofesional dhe në shkelje të të drejtave dhe lirive dhe të drejtave që bëjnë diferencën nga një drejtësi në diktaturë dhe një drejtësi në demokraci. Paraburgimi nuk mund të bëhet një normë për të kyçur brenda pa prova këdo qoftë”, shtoi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori