Lajmi i konfirmuar zyrtarisht nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, mbi një skenar për të ekzekutuar kreun e opozitës, Lulzim Basha, është interpretuar si i paqenë nga kryeministri Edi Rama.
“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kryetarin e opozitës. Ka pasur një informacion, që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, Janë marrë të gjitha masat njësoj sikur kjo ishte diçka realisht e vërtetë. Sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve dhe pa diskutim dhe e kryetarit të Partisë Demokratike është prioritet numër një, nëse kërcënohet”, ka deklaruar Rama, njofton Top Channel.
Çështja është trajtuar ftohtë edhe nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. “Është një çështje që u takon strukturave që merren me hetimet paraprake, kur të vijë në prokurori do të shqyrtohet. Aktualisht akoma nuk ka mbërritur”, ka thënë Llalla.
Publikimi i versionit mbi një skenar të Moskës për destabilitet me atentatin e mundshëm ndaj Bashës ka sjellë dhe reagimin e Ambasadës Ruse në Tiranë, e cila ka hedhur poshtë të gjitha aludimet e ngritura.
“Ambasada, me gjithë respektin që ka për gazetën ‘Shekulli’ dhe stafin e saj, konstaton me keqardhje se kjo gazetë në këtë rast është bërë e ngjashme me mediat perëndimore, të cilat po e fryjnë me vetëmohim mitin për të ashtuquajturin ‘kërcënim rus’ dhe preferojnë ta shohin ‘dorën e Moskës’ në ngjarje dhe fenomene nga më të befasishmet”, ka deklaruar selia diplomatike ruse.
Ndërkohë, Top Channel ka mësuar nga burime policore se ka pasur një kërcënim, por jo nominalisht për Lulzim Bashën.
Kërcënimi në një formë deklarate mësohet se ka ardhur rreth dy javë më parë nga një grup i vetëquajtur paramilitar shqiptar në Maqedoni.
Ata kanë kërcënuar të gjithë ata politikanë, të cilët sipas tyre janë duke shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të ndodhur përpara këtij fakti, Garda e Republikës ka vendosur që t’i përforcojë masat e sigurisë ndaj Lulzim Bashës, si i vetmi politikan i cili nuk ka eskortë të përforcuar.
Madje, edhe ish-kryeministri Berisha, të enjten në çadër, është shfaqur në publik me masa të shtuara të sigurisë personale.
https://www.youtube.com/watch?v=uc5yVrmUV7w
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze