LAJMI I FUNDIT:

Rama: Realiteti ekonomik që pasqyrohet nga sistemi bankar është optimist

Rama: Realiteti ekonomik që pasqyrohet nga sistemi bankar është optimist

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të një dite më parë të kreut të PD-së, Lulzim Basha se buxheti i 2018 duhet të hetohet nga FBI për “pastrim të parave të drogës”. Rama i ka quajtur sinjale dëmtuese për konsumatorin dhe opinionin në tërësi.

“Dëgjova që projektbuxheti 2018 duhet të hetohet nga strukturat ligjzbatuese si FBI, projekt i cili dëshmon që buxheti dhe përmes sistemit bankar, programi ynë për rindërtim është tanimë në duart e krimit. Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit. Është të qeshësh dhe të qash, sepse këto janë sinjalet më dëmtore për konsumatorin dhe opinionin në tërësi. Nga kjo konferencë dua tu them të gjithë atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës që të qeshin dhe jo të qajnë, të qeshin dhe të shkojnë përpara sepse realiteti ekonomik që pasqyrohet më së miri në çehren e sistemit bankar është optimist“, tha kryeministri.

Rama paralajmëroi të gjitha kompanitë se tatimet nuk do të njohin asnjë bilanc tjetër përveç asaj që kompanitë i dorëzojnë bankave.


“Të gjitha kompanitë, objektivi jonë janë kompanitë e mëdha, duhet ta kenë të qartë se tatimet e Republikës së Shqipërisë nuk do të njohin asnjë bilanc tjetër përveç bilancit që këto kompani u dorëzojnë bankave për të treguar sa kanë, dhe mbi atë bazë do të paguajnë detyrimet e tyre për arkën e buxhetit të shtetit”, theksoi kryeministri Edi Rama gjatë një takimit me përfaqësuesit e bankave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kalo në kategori