Kryeministri Edi Rama mori pjesë një ditë më parë në eventin dedikuar “Giro d’Italia” në Romë, një prej aktiviteteve më të famshme sportive në botë, ku Shqipëria u përzgjodh mes shumë kandidatëve për të bërë “La Grande Partenza 2025” – “Nisjen e Madhe 2025”, e cila do transmetohet drejtpërdrejtë në mbi 200 televizione të botës.
Në rrjetet sociale, Rama publikoi momente nga ky aktivitet duke theksuar se “Shqipëria u prezantua si destinacioni i sivjetëm i Nisjes së Madhe të Giro d’Italia, që do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 milionë shikues”.
Në këtë event me pjesëmarrjen e edhe të Zëvendëskryeministrit, njëherazi ministër i Jashtëm i Italisë,Antonio Tajani, kryeministri Rama shoqërohej nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.
Rama ishte i ftuar së bashku me organizatorët e “Giro D’Italia” në Auditorium Parco della Musica Ennio Morricone, një nga qendrat më të njohura të artit dhe kulturës në Evropë.
Kryeministri tha se etapat e garës do të jenë spektakolare pasi nxjerrin në pah natyrën e mrekullueshme të vendit.
“Shqipëria është një vend i bekuar, në kuptimin që në një territor të vogël ka gjithçka, kemi shumë male, dy dete, shumë lumenj. Nga ky këndvështrim, këto tre etapa janë spektakolare pasi nxjerrin në pah një pjesë shumë të bukur të vendit dhe nga ana tjetër është e jashtëzakonshme, se është një mënyrë për të treguar Shqipërinë si në një film.” – u shpreh ndër të tjera Kryeministri, i cili theksoi se interesi i turistëve italianë për të vizituar Shqipërinë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke e mbyllur vitin 2024 me 1.4 milionë vizitorë italianë.
Gara e famshme popullore, me një traditë 114 vjeçare, do të mbledhë në maj çiklistët më të mirë të botës në Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe do të ndiqet nga qindra milionë teleshikues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ZKP-ZKM-15-2-2025-7-e1739624976738-380x233.jpg)
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta
![“Anima Mundi”: Në RMV qentë endacak po transportohen nga njëri qytet në tjetrin, kërkojmë hetim nga MPB](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/05/qente-endacake-380x233.png)
“Anima Mundi”: Në RMV qentë endacak po transportohen nga njëri qytet në tjetrin, kërkojmë hetim nga MPB
![“S’mund të fitoni duke burgosur liderin e opozitës”, Berisha komenton fjalën e zv. presidentit amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/sali-berisha-380x233.png)
“S’mund të fitoni duke burgosur liderin e opozitës”, Berisha komenton fjalën e zv. presidentit amerikan
![Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ivan-videnovic-foto-ndnv-3-1024x569-1-780x439.jpg)
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve
![Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/lajmi-i-fundit-1-780x439.png)
Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona
![Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja
![Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-gg-780x439.jpg)
Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë
![MPB Maqedoni konfirmon se një shtetas i Kosovës është privuar nga liria në vendkalimin kufitar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/05/mpb-maqedoni-780x439.jpg)
MPB Maqedoni konfirmon se një shtetas i Kosovës është privuar nga liria në vendkalimin kufitar "Bllacë"
![Çamerie Mazreku, vajza e parë shqiptare që punësohet në “NETFLIX”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f3846403-2194-4545-871b-e7210c811e31-587x391-1-780x439.jpeg)
Çamerie Mazreku, vajza e parë shqiptare që punësohet në “NETFLIX”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara