LAJMI I FUNDIT:

Rama pritet me nderime të larta nga Erdogan

Rama pritet me nderime të larta nga Erdogan

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama që po viziton Turqinë për takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive, u prit sot në një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Delegacioni shqiptar u mikprit me nderime të larta teksa u ekzekutuan himnet e të dyja vendeve.

Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes në Presidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre.


Më pas, Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të drejtojnë mbledhjen e bashkëpunimit të nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive. Në nisje të mbledhjes Kryeministri Rama do të drejtohet me një fjalë përshëndetëse.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj.

Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të komunikojnë për mediet deklaratën e përbashkët për shtyp.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar janë dhe zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj; ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu; ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu; si dhe ministrja i Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori