Rama përshëndet votimin e Qeverisë Hoti

14:"Ridvan Slivova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur votimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Rama u ka uruar rrugëtim të mbarë Qeverisë së re të Kosovës dhe po ashtu opozitës, duke thënë që së bashku do të bëjnë punë të mira.
“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim sot në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria Hoti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/06/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































