Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetin e tij social Facebook disa mesazhe mbi reformën në drejtësi dhe ecurinë e punës së SPAK-ut e GJKKO-s.
Teksa u pyet nga ndjekësit në rubrikën “Sy më Sy”, Rama shprehu mbështetje për drejtësinë e re, por theksoi se ka ardhur koha që të flitet për standardet e proceseve gjyqësore. Ai tha se tashmë Shqipëria ka një drejtësi të pavarur, por kjo drejtësi duhet të ruajë standardet demokratike pa u ndikuar nga askush.
Rama komentoi dhe deklaratat e Sali Berishës, se kur PD të vijë në pushtet do ta shkrijë SPAK-un.
Shefi i qeverisë tha se kjo gjë nuk ka për të ndodhur, pasi PD do të humbasë sërish në 11 maj.
“Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende përballë nesh me përbetimin publik se në 11 maj po u dhanë votën do ta shkrijnë SPAK-un. Natyrisht, s’kam nevojë për të marrë votën dhe SPAK-ut nuk kanë çfarë i bëjnë SPAK-ut”, tha Rama.
Rama u ndal dhe te zgjedhjet e 11 majit, ku tha se PS do të marrë fitoren më të thellë në 9 zgjedhjet e fundit elektorale, pasi shqiptarët do të mbështesin përpjekjet për një drejtësi të pavarur.
“Që kur erdha unë në këtë detyrë dhe deri më sot, ky popull ma ka dhënë besim 9 herë. Siguroj që në 11 maj do ma japë besimin për herë të 10-të dhe me rezultat më të mirë se 10 herët e kaluara. Pse e kam unë këtë besim? E kam sepse ky popull nuk mendon që unë duhet të jap dorëheqjen, sepse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë dhe i hapa rrugës goditjeve në nivele të larta. Gjë që nuk kishte ndodhur kurrë që nga viti 1912. Populli kërkoi pikërisht këtë nga reforma, fundin e pandëshkueshmërisë dhe fundin e një drejtësie ku ligji kishte fuqi vetëm mbi më të dobëtin.
Dolën të gjithë hajdutët, thua ti! Në tre mandate unë kam pasur 60 ministra. Deri më tani, 2 ministra të mandatit të parë janë dënuar, një tjetër është në paraburgim dhe ish-zëvendëskryeministri ka marrë arratinë për të shpëtuar drejtësinë. Këto janë pasqyrë e një vullneti të hekurt për të mos penguar drejtësinë për të vepruar e pavarur, pa parë majtas e djathtas dhe të jesh i bindur ti që pa këtë vullnet nuk do ndodhte kurrë”, tha Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit