Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një opinion në prestigjiozen “Financial Times”, flet për luftën kundër krimit të organizuar dhe baronëve të drogës.
“Shqipëria ka bërë shumë, por liderët e rajonit duhet të veprojnë gjithashtu”, thotë Rama në shkrim.
AI thotë edhe se u ka dërguar një letër liderëve të BE-së, të cilëve u ka kërkuar mbështetje në luftën kundër bandave të drogës.
“Të premten unë u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës. ‘Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj gjithashtu, duke përfituar nga drogat e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme’, thuhet në letrën time. ‘Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën në këmbim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë.’ Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne dhe një betejë që duhet të fitohet”, shkruan Rama.
Kryeministri thotë se është i vetëdijshëm që “disa njerëz, nëse u përmend Shqipërinë, mendojnë për krimin dhe drogën” dhe se për të ndryshuar këtë imazh “thellësisht të padrejtë” do të duhet kohë dhe mbi të gjitha veprim.
Por ai thotë se puna e bashkëpunimit të Shqipërisë me Guardia di Finanza-n po sjell frute. “Një vit më parë, fluturimet e tyre (italianëve) identifikuan 2 086 plantacione anekënd Shqipërisë, Këtë vit, megjithë fluturimet e zgjatura dhe mbikëqyrjen e zgjeruar, janë identifikuar vetëm 88”.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se “njerëzit që u bënë të pasur nga prodhimi i drogës duhet të paguajnë për krimet e tyre. Ne kemi nisur një fazë me dy operacione speciale kundër tyre dhe aseteve të tyre. Po pastrojmë sistemin e drejtësisë, duke u bërë vettingun gjykatësve, të cilët për një kohë tepër të gjatë drejtoheshin nga kriminelët dhe paratë e tyre.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja