Nga Sllovenia ku po merr pjesë në një samit, kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë me Skype me televizionin ndërkombëtar BBC, se afganët janë strehuar përkohësisht në Shqipëri, por theksoi se ata që duan mund të vendosen në vendin tonë.
Ai u shpreh se ka kaq shumë afganë që kanë aplikuar për vizë për të shkuar në SHBA por numri i tyre i madh do të bëjë që koha e largimit të tyre drejt tokës amerikane do të zgjasë më shumë nga sa është thënë në fillim. Rama shtoi se për strehimin e tyre po kujdesen edhe shumë organizata që ndihmuan në evakuimin e tyre, por theksoi se vendet e pasura nuk po ndihmojnë.
“Kjo është ajo që thonë ata. Ne i ftuam për t’i mbajtur përkohësisht. Ndoshta do të jenë në gjendje më pas të shkojnë në SHBA. Situata është e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që aplikojnë për vizë amerikane do të duhet më gjatë se ishte thënë. Jemi të gatshëm t’i mirëpresin të qëndrojnë në Shqipëri nëse duan të vendosen këtu.
Ne kemi qenë në këtë pozitë jo shumë kohë më parë. 30 vite më parë ishim ne afganët që përpiqeshim të largoheshim nga ferri për të mbërritur në Europë. Ka qenë mjaft e ngjashme sa i takon ankthit përballë të panjohurës. Kjo nderon historinë dhe traditën tonë. Po bëjmë diçka që unë besoj që ua detyrojmë edhe fëmijëve tanë, që të rriten me besimin që në jetë ka një kohë të japësh dhe një kohë të marrësh. Ne nuk jemi vend i pasur por besoj se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Ne nuk jemi vetëm. Ka shumë organizata që kujdesen për ta”, u shpreh Rama.
Ai përdori një shprehje shqiptare “bukë e kripë e zemër”, duke theksuar se këto nuk do iu mungojnë afganëve në Shqipëri, ndërsa strehimin e tyre në vendin tonë e paralelizoi me situatën e shqiptarëve që u larguan drejt Europës 30 vite më parë.
“Ne për momentin po mbështetemi vetëm te bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Është një numër i konsiderueshëm njerëzish që e kanë zemrën të pastër. Kemi një thënie në Shqipëri “bukë, kripë dhe zemër”. Nuk do ju mungojnë këto të treja. Për pjesën tjetër do ia dalim. Ne mirëpritëm gjysmë milionë gjatë kohës së spastrimit etnik në Kosovë. Atëherë ishim edhe më të varfër. U pasuruam edhe më shumë në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme.
Jemi aty t’u themi se mund ta ndjejnë vetëm në shtëpi. Bëmë atë që do donim që të tjerët të bënin për ne. Është një moment përmbushës për ne. Shumica e shqiptarëve po tregojnë se jemi të jashtëzakonshëm”, theksoi ai. /ABC News
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Energjetikës ka kërkuar të vihen në funksion pajisjet e sofistikuara për matjen e energjisë elektrike

Artizania që ringjall trashëgiminë e Shqipërisë përmes qëndisjes

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë