LAJMI I FUNDIT:

Rama: Pas pandemisë do të përballojmë edhe krizën energjetike

Rama: Pas pandemisë do të përballojmë edhe krizën energjetike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot një video ku tregohet puna e stafit mjekësor për përballimin e pandemisë së coronavirusit dhe ka shtuar se me të njëjtin vullnet e durim do të përballohet edhe kriza energjetike.

Ai ka theksuar se sistemi shëndetësor u përball me peshën e pandemisë dhe se falë angazhimit dhe vetëmohimit të stafit kjo sfidë u arrit të përballohej.

“Mirëmëngjes, dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjetike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka thënë Rama.


Kujtojmë se pasditen e së mërkurës mijëra qytetarë dolën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë kundër rritjes së çmimeve, ndërsa kanë paralajmëruar që protestat do të vijojnë deri sa të marrin një reagim nga institucionet përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Lajme
Kalo në kategori