Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe kriza në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk janë shenja të mira për Ballkanin Perëndimor.
Rama u bëri thirrje faktorëve politikë në rajon, por edhe brenda Bashkimit Evropian, që të jenë të kujdesshëm e që të mos nënvlerësojnë simptoma të tilla, duke shprehur vlerësimin e tij se gjërat nuk kanë arritur në një pikë ku t’i frikësohemi destabilizimit.
“Nuk jam i shqetësuar për momentin sepse nuk mendoj se gjërat kanë arritur deri në atë pikë sa të kemi frikë nga destabilizimi. Njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dijnë se destabilizimi nuk është i mirë për askënd, as për ata që sipas gjasave e synojnë destabilizim. Megjithatë, ne nuk gjendemi në një fazë të mirë dhe këto nuk janë shenja të mira. Duhet të jemi të kujdesshëm. Si faktorët politikë brenda Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe jashtë tij, në Bashkimin Evropian, duhet të jenë të kujdesshëm. Nuk duhet të nënvlerësojnë simptoma të këtij lloji”, tha ai.
Pas Samitit të nivelit të lartë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama nuk sheh progres në çështjen e nisjes së negociatave për BE.
Nuk është hera e parë që dëgjoj parashikime të tilla nga zyrtarë të lartë në BE dhe nuk do të jetë hera e parë që ata nuk do të mund të mbajnë premtimet e tyre. Nuk pres asgjë. Mendoj se duhet të vazhdojmë ta bëjmë atë që bëjmë, sepse e bëjmë për ne, për fëmijët tanë, për Shqipërinë, jo për miqtë tanë në Bruksel ose për ata në kryeqytete të tjera. Po, është e vërtetë, por në të njëjtën kohë nuk varet nga ne. Analistët duhet të shkruajnë, por vendimet i marrin të mëdhenjtë në Këshillin e Evropës. Evropa në këtë kohë duket se nuk mund të ketë kohezion dhe të marrë vendimet që i nevojiten, jo vetëm për ne, por edhe për veten e saj”, u shpreh Rama.
Tutje kreu i qeverisë së Shqipërisë tha se ka pasur progres në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, për të cilën të trija palët kishin diskutuar në Forumin Ekonomik të Delfit, diskutuan për Turqinë, si edhe për marrëdhëniet greko-shqiptare.
“Kemi bërë progres, por jo aq sa do të donim. Në takimin e radhës në Tiranë në dhjetor, do të kalojmë në disa objektiva që lidhen me lirshmërinë e lëvizjes së produkteve. Për sa i përket situatës, jemi mësuar me situata të tilla, nuk është diçka e veçantë”, theksoi kreu shqiptar për gazetën “TA NEA”, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Orban: Është e turpshme që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE po shkon ngadalë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës