LAJMI I FUNDIT:

Rama: Nuk iki nga detyra pa bërë Rrugën e Arbrit

Rama: Nuk iki nga detyra pa bërë Rrugën e Arbrit

Kryeministri Rama e çeli zytarisht fushatën për zgjedhjet e pjesshme në Dibër, me një premtim të ri për Rrugën e Abrit, menjëherë pasi dy aleatet e socialistëve LSI dhe PDIU i kërkuan përpara mbështetësve dibranë të mbajë premtimin e vjetër.

Dibranëve kryeministri i’u ka shpjeguar dhe arsyet për mosmbajtjet e premtimit të 2013, njëra prej të cilave, borxhet e mbartura nga paraardhësit demokratë.

Ndërsa mungesën e investime të tjera në Dibër, Kryeministri e lidhi me paraardhësin demokrat të Shukri Xhelilit në Bashkinë e Dibrës, që e drejtoi atë për 11 vite. Sigurinë se projektet për zhvillimin e kësaj bashkie do të shumëfishohen, Rama e lidh me emrin e kandidatit të koalicionit të majtë, mjekut Muharrem Rama.


Përballë Muharrem Ramës në zgjedhjet e 11 Shtatorit garon demokrati Sherefedin Shehu.