Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është e turpshme mënyra se si u hodh baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar marrëveshjen për migracionin me Italinë.
Konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministren e Italisë, Georgia Meloni, të mbajtur në Shëngjin Rama e nisi duke i shprehur mirëseardhjen gazetarëve italianë.
“Më lejoni të shpreh qetësinë dhe kënaqësinë time që t’ju shoh të gjithëve këtu shëndoshë e mirë këtu në këtë zonë që sipas sipas një gazete italiane që merret me të nesërmen, është zemra, thelbi i kriminalitetit shqiptar, është vendi ku veprojnë klanet të cilat lidhen me trafikun e qenieve njerëzore”, u shpreh Rama.
“Më duhet t’ju rrëfej që e kemi marrë shumë seriozisht këtë zbulim shqetësues dhe meqënëse gazeta e të nesërmes thoshte edhe që prokuroria po merret me zbulimin e këtyre klaneve do të thotë që po merremi së bashku me prokurorinë e posaçme për krimet e rënda dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston as në këtë zonë dhe as në vendet apo zona të tjera të Shqipërisë, ku sigurisht veprojnë grupe kriminale, por sipas Prokruroisë së Posaçme, e cila është pjesë e rrjetit EuroJust, nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare, një koncept ky mjaft i përdorur kohët e fundit për të hedhur baltë mbi Shqipërinë”, theksoi më tej kryeministri.
Por, shtoi Rama, “duke cituar kreun e prokruorisë së Posaçme shumë të nderuar, nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë strukturat, të cilat u ngjajnë organizatave mafioze të llojit ‘Cosa Nostra’, ‘Ndrangheta’, ‘Camorra’, apo ‘Sacra Corona Unita’, sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre dhe veprojnë në rrethe të ngushta familjare apo shoqërore”.
“Nuk mund të mos e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur trishtim për vetëm gjysëm të vërtetat, të cilat janë thënë në mediat italiane, përfshirë këtu shërbimin publik italian për Shqipërinë, me qëllimin fare të qartë për të hedhur baltë mbi këtë vend, për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive, marrëveshjen e bashkëpunimit në luftën kundër migracionit të paligjshëm”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se, “duhet të kenë turp të gjithë ata që të drejtën demokratike për ta kundërshtuar këtë marrëveshje, e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe të vetë publikut italian”.
Rama falënderoi të gjithë ata që kanë treguar solidaritetin e tyre ndaj nesh.
“Kam marrë mesazhe të shumta nga miq në Itali, në botën e kulturës, të sportit. Kundrejt atij lumi balte të shpërthyer ndaj Shqipërisë dhe ndaj qeverisë tonë, e cila mund të ketë mbi vete të gjitha mëkatet e botës, por kurrë nuk ka pasur mbi vete mëkatin e një dite të vetme paqeje në luftën kundër krimit dhe as mëkatin që të kthejë kurrizin kur i është kërkuar që të ndihmojë Italinë dhe jo vetëm Italinë”, u shpreh më tej Rama.
Kryeministri foli edhe për afganët e strehuar në Shëngjin.
“Disa qindra metra nga këtu në një hotel të madh jeton me shpenzimet tona, tashmë prej 2 vjet e gjysëm një komunitet afganësh. Janë gati 350. Njerëz që i janë larguar vdekjes pas rënies së Kabulit dhe që janë mikpritur dhe pranuar nga Shqipëria me mijëra njerëz, t ëcilët asnjë prej vendeve anëtare të NATO-s nuk prnaoi t”i prnaonte”, tha Rama.
“Një pjesë e mirë e tyre janë strehuar në SHBA dhe kanada. ndërkohë që çdo të premte mbërrin një avion me 90 deri në 120 persona, të cilët qëndrojnë ëktu për një periudhë 3 deri ën 6 muaj për t’i transferuar më pas. Ata të cilët nuk arrijnë t’i kalojnë filtrat mbeten këtu të strehuar prej nesh dhe as nuk do t’i larogojmë as do t’u këkrojmë para’ për t anga NATO q ëi bëri ata të ëndërronin demokracinë dhe jetën e bukur me gjithë t ëmirat në Afganistan dhe as nga BE. edhe pse më duhet t’ju rrëfej që këkto para’ nuk janë shuma dhe aq të vogla për arkën tonë”, theksoi Rama.
Por, shtoi kreu i qeverisë, “si ta shpjegojmë faktin që disa gazetarë investigativë apo të kërkimit vijnë këtu dhe nuk i shohin këta qindra emigrantë, që i janë larguar vdekjes, por shohin fantazma, shohin shpirtra të kriminalitetit që ekzistojnë vetëm në mendjet e tyre kur paguajnë biletën për të mbërritur në Shqipëri për të informuar publikun e tyre me lajme të shkruara më përpara”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë