LAJMI I FUNDIT:

Rama mbron Mini-Shengenin në Londër

Rama mbron Mini-Shengenin në Londër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që zhvilloi punimet në Londër ku edhe një herë mbrojti Mini-Shengenin ballkanik si një nismë që do t’i krijojë më shumë lehtësira qytetarëve të Ballkanit.

Në të njëjtin panel ku ndodhej edhe homologu i Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e Serbisë, Ana Brnabiq, kryeministri shqiptar e quajti nismë të suksesshme minishengenin, pavarësisht se deri më tani ka marrë pajtueshmërinë vetëm nga Beogradi, Tirana dhe Shkupi.

“Deri në 2014 nuk ishin ulur kurrë kaq lehtë me njëri-tjetrin, pa armë, pa urrejtje, pa gjakderdhje, për të folur për të ardhmen. Natyrisht kemi probleme për të zgjidhur, por ne jemi duke punuar së bashku dhe duam të ndërtojmë së bashku të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk bie dakord me termin minishengen, nuk është aspak mini, pasi ne të jemi nga më të gjatët në rajon. Është një hapësirë rajonalë, ku bëhet fjalë për 4 liritë e lëvizjes”, tha Rama.


Edhe në Londër, shefi i qeverisë shqiptare foli për zhgënjimin që solli vendimi negativ i tetorit sa i përket çeljes së negociatave, ndërsa pranoi se Brukseli e ka të vështirë të kuptojnë politikën shqiptare.

“Për sa i përket procesit të integrimit jemi përballur me shumë zhgënjime. Kroacia është njëfarë agjenti ynë në Bruksel dhe në të njëjtën kohë edhe përkthyesi ynë në Bruksel. Natyrisht është më e lehtë të na e përkthesh neve Brukselin se sa të na përkthesh neve në Bruksel. Por ajo që është e rëndësishme është ndërtimi i autostradës Ballkani Perëndimor”, vijoi Rama.

Në fund të fjalës së tij, Edi Rama nënvizoi edhe disa nga projektet për të cilat Shqipëria kërkon investime siç është aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, parqet, investimet hidrike. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori