Shqipëria është e gatshme të marrë përsipër barrën e saj të përgjegjësisë në një plan evropian për emigrantët.
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me homologun malazez Dushko Markoviç i pyetur në lidhje me krizën e emigrantëve, u shpreh se, “së bashku me Malin e Zi ne nuk ishim pjesë e korridorit kur filloi kriza e madhe e refugjatëve. Por në çdo tryezë kemi pasur një qasje të qartë. Jemi të gatshëm të marrim përsipër barrën tonë të përgjegjësisë në një plan evropian. Aq sa na takon objektivisht. Nuk kemi pse të jemi as vende gardhesh, as heronj. Kemi pasur 15-fishin e fluksit të një viti më parë. Por si numër relativ nuk është i tillë që ne të vëmë alarmin dhe të trokasim në dyert e Evropës”, tha ai.
Rama nënvizoi se, Shqipëria nuk është vendi për gardhe dhe për shfaqje refuzuese ndaj atyre që janë në nevojë ekstreme dhe që ikin nga zona ku kërcënohen jetët e tyre.
“Edhe ne kemi pasur oferta për të marrë gardhe dhuratë, por ne jemi popull emigrantësh. Jemi popull që ka një histori krenare shpëtimi të hebrenjve që ishin më të shumtë në numër në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore sesa para Luftës së Dytë Botërore Sot në Shqipëri strehohen afro 3 mijë refugjatë iranianë. Dhe mos harrojmë se në këtë vend të vogël janë strehuar mbi 500 mijë refugjatë lufte që lëvizën nga shtëpitë e tyre për shkak të spastrimit etnik të Sllobodan Miloshevic”, tha ai.
“Jemi në kontakt me miqtë tanë për të garantuar që të mos jemi të kërcënuar nga flukse që nuk i përballojmë dot”, theksoi Rama.
Ndërsa kryeministri malazez Dushko Markoviç u shpreh se, “për sa i përket emigracionit asgjë e re nuk po ndodh në krahasim me 2015. Fluksi i madh migrator nuk e ka kapur Malin e Zi. Në 2015-ën, Mali i Zi miratoi planin operacional ndaj migrantëve. Sot ka disa arsye politike manipuluese që thonë që ne do të ndërtojmë kampe refugjatësh. Kjo nuk do të ndodhë. Vendi do të jetë i gatshëm për çdo sfidë konkrete”.
“Vendi ynë ka pasur emigrantë. U kemi siguruar kushte jetese. Disa prej tyre kanë mbetur në Malin e Zi disa janë kthyer. Por është detyra jonë që t’i ofrojmë çdo lloj ndihme njerëzve të pafat dhe mbështetje. Solidariteti është diçka që bashkon edhe organizatat e mëdha”, tha Markoviç.
“Mali i Zi dhe Shqipëria kanë një qasje të përgjegjshme, nuk ka asnjë kërcënim as nga ana shqiptare. Ne nuk parashikojmë as vënien e gardheve, as vënien e kampeve, ne jemi të sigurt, stabiliteti është prioritet i dy qeverive tona dhe mendoj se me përpjekjet e përbashkëta mund të sigurojmë zhvillimin e qëndrueshëm”, tha ai, transmeton atsh.
NATO gjithashtu funksionon mbi parimin e solidaritetit, tha ai, duke shtuar se “është e vërtetë se ne kemi evidentuar një fluks më të madh të hyrjeve ilegale në Mal të Zi nga kufiri shqiptar por siç e dini Ministritë e Punë të Brendshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë para 10 ditësh kanë pasur një takim, kanë folur për këtë çështje”.
“Bashkërisht do të punojmë që kufijtë tanë të jenë më të sigurt, që dy vendet tona të jenë më të sigurta, që nëse ndodh një fluks i madh i emigrantëve tek dy vendet tona të sigurojmë obligimet tona, të ruajmë stabilitetin sepse stabiliteti është diçka që nënkuptohet për qytetarët tanë”, përfundoi kryeministri malazez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania