LAJMI I FUNDIT:

Rama kujton futjen e trupave të NATO-s në Kosovë: Reflektim për të nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja me aleatët

Rama kujton futjen e trupave të NATO-s në Kosovë: Reflektim për të nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja me aleatët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar sot momentin historik të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999. 

Në një postim në Twitter, Rama është shprehur se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve nuk do të kishte Republikë të Kosovës.

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!”, shkruan Rama.


Udhëheqësit e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish presidentit Rugova dhe veprimtarit Demaçi
Lexo po ashtu Udhëheqësit e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish presidentit Rugova dhe veprimtarit Demaçi

Ai më tej ka për thirrje për reflektim për të nxjerrë Kosovën nga “qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët!”

“Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!”, shtoi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori