LAJMI I FUNDIT:

Rama krahason liderët kosovarë me “lopën që derdh qumështin” (Video)

Rama krahason liderët kosovarë me “lopën që derdh qumështin” (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një interviste televizive nuk ka kursyer politikanët kosovarë nga ofendimet e tij.

Rama duke folur për tentativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale dhe mos ratifikimin e Demarkacionit ka thënë se Kosova ka bërë një problem pa qenë hiq.

“Kosova ka arritur të vendos në pikëpyetje marrëdhëniet me të gjithë ata që e ndihmuan të bëhet shtet.
Kaloni demarkacionin një orë e më parë. Mos e bëni Kosovën fëmijën e mohuar të atyre që e lindën si shtet”, ka thënë Rama.


Gjatë kësaj interviste në televizionin Vizion Plus, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se kapaciteti i Kosovës për të qëndruar në lartësinë e duhur po shkon në rënie.

“Gjykata Specialja ka një arsyetim në këndvështrimin tim të drejtë për rreziqet mund të sjellë, një Gjykatë Speciale që mund të transformohet në një gjykatë të UÇK-së dhe jo në Kosovë, po diku tjetër.

Por ky arsyetim nuk mund të përkthehet në një veprim kaotik, të pa argumentuar, të pa koordinuar dhe të pambështetur nga të gjithë ata kumbarët e mëdhenj të Kosovës dhe të krijojë një tjetër vatër” , u shpreh Rama, duke theksuar se në Kosovë janë një fazë të rrezikshme.

Kur foli për Gjykatën Speciale dhe gjithë skenarin që u zhvillua së fundmi, Rama, zgjodhi lopën, përmes së cilës ta shprehë atë që, sipas tij, kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

“Kosova duhet të përqendrohet në dialogun me Serbinë dhe duhet të kërkojë me këmbëngulje të zgjidh këtë nyje historike. Krijimi i problemeve tjera që përkthehet pastaj në paralizë të institucioneve, në qeverisje që nuk funksionon, në një kaos politik brenda që është fatal. Është ta bësh kur thonë populli si bën lopa pasi e mbush kovën me qumësht ja fut shqelm dhe nuk dihet çfarë vjen prapa”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori