Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se 18 ashensorë të rinj janë vendosur për banorët e lagjeve të ndryshme në Prishtinë.

Ai ka shkruar se Prishtina po ngjitet më lart, duke publikuar edhe pamje të ashensorëve të rinj.





"Prishtina po ngjitet më lart: 18 ashensorë të rinj në shërbim të qytetarëve", ka shkruar Rama.

Projektet e realizuara nga Rama mund të gjenden në platformën Prishtina Work.