Site icon Telegrafi

Rama jep lajmin e mirë, 77 vjeçarja nga Kruja shërohet nga coronavirusi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se një 77 vjeçare nga Kruja ka arritur të shërohet nga coronavirusi.

Rama duke shpërndarë foton e të sapo shëruarës i ka uruar asaj jetë të gjatë dhe shëndet.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, numri i pacientëve që janë shëruar nga coronavirusi në Shqipëri ka arritur në 27.

“Lajm i mirë: nonë Duhija nga kruja, 77 vjeç, u shërua. Edhe 120 tani me jetë e me shëndet e me të gjithë njerëzit e zemrës o none *Në 24 orët e fundit, 27 të shëruar”, ka shkruar Rama në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version