LAJMI I FUNDIT:

Rama: Fatura e tërmetit deri tani rreth 1 miliard euro

Rama: Fatura e tërmetit deri tani rreth 1 miliard euro

Kryeministri Rama pas vizitës në Ukrainë, ka shkuar në Itali për të takuar ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

Menjëherë sapo Di Maio e pret e pyet se si po shkon rikonstruksioni në Shqipëri i banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Rama shprehet se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro.


Di Maio habitet nga shifra por shprehet se ka besim tek Konferenca e Donatorëve e organizuar nga BE më 17 shkurt në Bruksel se do të gjendet një zgjidhje aty. /BW/