Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se nëse rezultati në parlamentin e Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë pozitiv, menjëherë të nesërmen Shqipëria do të kërkojë ndarjen e dosjes së saj nga dosja bullgaro-maqedonase.
Rama iu përgjigj interesimit të medias mbi atë që do të ndodhë nëse parlamenti i Maqedonisë së Veriut nuk miraton propozimin francez, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Evropian, për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, pas inspektimit të bajpasit të Vlorës.
“Mund të ketë mbaruar një seancë, por në dijeninë time debati do të vazhdojë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Dua të shpresoj që rezultati do të jetë pozitiv. Nëse rezultati do të jetë pozitiv patjetër që Konferenca mund të thirret shpejt. Nëse rezultati nuk do të jetë pozitiv ne menjëherë të nesërmen do të kërkojmë ndarjen e dosjes së Shqipërisë, nga dosja bullgaro-maqedonase”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se është i bindur që Shqipëria duhet t’i çelë negociatat këtë vit.
“Tani të presim fundin e këtij debati maratonë që parashikohet të zhvillohet në parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe pastaj të shikojmë hapin tjetër që do të hedhim. Uroj që parlamenti t’i hapë rrugë propozimit francez dhe kështu të dyja vendet të hyjnë menjëherë në negociatat për anëtarësim, por kjo nuk është diçka që e vendosim ne, këtë e vendos parlamenti sovran i Maqedonisë së Veriut”, tha Rama.
Ndërsa komisioneri Varhelyi u shpreh se sytë dhe veshët janë drejt Shkupit dhe presin një vendim që do të konfirmojë se Maqedonia e Veriut është gati për të ecur përpara.
“Natyrisht që ne tashmë i kemi sytë dhe veshët drejt Shkupit. Mendoj që është thjesht gjëja e duhur që tani të ketë një debat demokratik, pra dhe është gjëja e duhur që kemi këtë debat. Ju keni parë që presidentja jonë, Ursula von der Leyen ka dhënë kontributin tonë në formë të drejtpërdrejtë tek Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dhe jam i sigurt që ky debat do të jetë përfundimtar dhe do të na japë një vendim të qartë, një vendim të qartë i cili do konfirmojë që Maqedonia e Veriut është gati për të ecur përpara me atë që është vënë në tryezë nga presidenca franceze dhe nga qeveria, nga presidenti i Republikës angazhimi është i qartë, por për çështje të tilla është thjeshtë demokratike, është gjëja e duhur që të pyeten përfaqësuesit e qytetarëve dhe jam shpresëplotë që do të kemi një përgjigje të qartë dhe pozitive në fund të këtij debati, por ama ta lëmë këtë debat të shtjellohet, të kryhet e të përfundojë ashtu siç duhet të përfundojë në çdo parlament të çdo vendi”, tha ai, transmeton kp.
Varhelyi tha se javën e ardhshme pritet të ketë një vendim për negociatat.
“Jam me shpresë se në ditët e pakta do kemi lajmin e mirë. Dhe në javën e ardhshme do kemi vendimin që kemi kaq kohë që e presim”, u shpreh diplomati.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!