Kryeministri Edi Rama deklaroi në Shishtavec se Aeroporti i Kukësit, që do të nisë ndërtimin në fillim të vitit të ardhshëm, do të ketë një lëvizje mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit.
“Besoj shumë që në këtë zonë ne do të shohim modelet e para të zhvillimit të turizmit malor edhe për një arsye tjetër, sepse këtu në Kukës, besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit të Kukësit. Aeroporti i Kukësit do ta transformojë zonën në një nga modelet e turizmit malor. Ky aeroport parashikohet të ketë një lëvizje mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit. Aeroporti ekzistues do të transformohet tërësisht në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta dhe studimi që ne kemi bërë me ekspertë të huaj na ka inkurajuar shumë, edhe mua më ka entuziazmuar shumë sepse të gjitha analizat e bëra sipas metodave profesionale të parashikimit për suksesin e një biznesi tregojnë se aeroporti i Kukësit do të lëvizë në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit”, tha Rama.
“Imagjinoni vetë se çdo të thotë 300 mijë njerëz të lëvizin përmes Kukësit për të fluturuar jashtë vendit apo për të ardhur këtu. Po flisnim me Safetin për këtë dhe me të qeshur ai tha 300 mijë kafe më shumë në Kukës, për të thënë që aeroporti sjell rritje të konsumit, të investimeve dhe mbi të gjitha e bën shumë herë më të thjeshtë dhe shumë herë më të mundur”, shtoi Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare