LAJMI I FUNDIT:

Rama: 55 mijë lekë dhe kurs profesional për të nxitur daljen nga ndihma ekonomike

Rama: 55 mijë lekë dhe kurs profesional për të nxitur daljen nga ndihma ekonomike

Si pjesë e nxitjes së familjeve në nevojë që kanë të paktën një anëtar të aftë për punë, që të dalin nga ndihma ekonomike, Qeveria ofron trajnim në qendrat profesionale dhe një shpërblim prej 55 mijë lekësh të vjetra gjatë periudhës së trajnimit.

“Ndihma ekonomike është moment solidariteti që duhet të jetë sa më i shkurtër. Sot, kush del nga ndihma ekonomike dhe është i aftë për punë, del nga një situatë kur merrte mesatarisht 35 mijë lekë të vjetra dhe ka në dorë nga shteti 55 mijë lekë që të shkojë e të bëjë kurs profesional në qendrat e formimit profesional”, deklaron kryeministri Edi Rama.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë i bëri këto deklarata nga një takim që zhvilloi me punonjës të një sipërmarrjeje private. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori