Tifozët e Manchester United kanë ende respekt të madh për Ralf Rangnick, pasi ai bëri gjithçka që mundi për ta vendosur klubin drejt një të ardhme më të spikatur se sa që po kalon.
65-vjeçari gjerman, i cili tani është në krye të Kombëtares së Austrisë, u emërua trajner i përkohshëm i Djajve të Kuq në nëntor 2021, por nuk ishte në gjendje të tregonte vlerat e tij.
Ai ishte gati të qëndronte në klub si konsulent për të mbështetur Erik ten Hag në sezonin e tij inaugurues në Angli, por u largua shpejt pas mbërritjes së holandezit.
Rangnick edhe pse nuk kishte marr pikët e nevojshme si trajneri gjatë ndeshjeve, ai u mundua të stabilizonte anijen që pas pensionimit të Sir Alex Ferguson vazhdonte fundosjen.
Puna e madhe që kishte bërë në rekrutim në RB Leipzig dhe Red Bull Salzburg, nuk arriti ta vuloste te Man Utd.
Megjithatë, pati një mori emrash që ai i rekomandoi klubit gjatë lidhjes së tij të shkurtër, megjithëse asnjëri prej tyre nuk u realizua.
“Ne po diskutonim me lojtarë si Josko Gvardiol dhe Christopher Nkunku nga RB Leipzig. Ata ishin emra që ishin realistë dhe mund të vinin”.
“Ne folëm edhe me Alvaro Moratan, Luis Diazin, Dusan Vlahovicin dhe Erling Haalandin, kur ata ishin ende në treg. Por klubi vendosi të rindërtojë ekipin nën drejtimin e trajnerit të ri”, tregonte Rangnick,
Por lista nuk përfundon këtu. Disa kanë bërë lëvizje alternative të profilit të lartë, dhe disa janë ende në pritje, kështu që pa u zgjatur më tej, le të hedhim një vështrim se cilët emra i kishte në listë Rangnick.
Enzo Fernandez
Josko Gvardiol
Julian Alvarez
Luis Diaz
Erling Haaland
Konrad Laimer
Alvaro Morata
Christopher Nkunku
Dusan Vlahovic
/Telegrafi/