LAJMI I FUNDIT:

Rakitic: Nuk kam çfarë të bisedoj me Barcën, jam aty ku dua të jem

Rakitic: Nuk kam çfarë të bisedoj me Barcën, jam aty ku dua të jem
Ivan Rakitic (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Ivan Rakitic e ka përsëritur edhe një herë se dëshiron ta vazhdojë karrierën te Barcelona.

Mesfushori kroat ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësues të klubit para dy javësh dhe i ka njoftuar se nuk dëshiron të largohet.

“Dhjetë apo 15 ditë më parë kam biseduar me klubin dhe përfundimi ishte se nuk kisha asgjë për të biseduar sepse kam kontratë deri në verën e vitit 2021 me Barcelonën dhe është klubi për të cilin dua të vazhdoj të luaj”.


(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Veç kësaj, bashkëshortja dhe vajzat e mia janë mirë në atë qytet. Nuk ka arsye që të mendoj për gjëra tjera”.

“PO stërvitem mirë dhe jam i sigurt se Rakitici do të luajë te Barcelona për një kohë të gjatë”, ka deklaruar 32-vjeçari për Tportal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Kalo në kategori