LAJMI I FUNDIT:

Rakitic: Futbolli është vërtet mizor

Rakitic: Futbolli është vërtet mizor

Ivan Rakitic është i pakënaqur që Sevilla fitoi vetëm një pikë kundër Villarrealit të dielën para tifozëve të tyre, por publikisht e mbështeti trajnerin Diego Alonso, dorëheqja e të cilit po kërkohet nga tifozët.

Kike Salas shënoi në minutën e 75-të për 1-0, por vetëm dy minuta më vonë Villarreal barazoi me anë të Morales.

“Ne u përpoqëm, luftuam, nuk u dorëzuam. Skuadra tregoi dëshirën e saj. Edhe një herë, falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre”, deklaroi Rakitic për televizionin Movistar.


Tifozët janë të pakënaqur pasi as trajneri i ri Alonso nuk ka mundur ta kthejë fillimin e keq të sezonit. Meqenëse Alonso, ish-trajneri i Uruguait, u ul në stol në tetor, Sevilla arriti të fitonte vetëm një herë në dhjetë ndeshje.

“Kemi besim maksimal te trajneri”, ka theksuar zëvendëskapiteni i Sevillas, Rakitic. “Futbolli është thjesht mizor, sepse ne sulmuam, kaluam në avantazh me vështirësi dhe më pas pranuam menjëherë një gol”, shtoi ai. Ai pranoi se tifozët nuk e meritonin një seri të tillë rezultatesh të këqija, që e vendosën Sevillan në vendin e 15-të mes 20 klubeve të divizionit të parë dhe në vendin e fundit në grupin e Ligën e Kampionëve.

“Por, ne nuk jemi pa energji, nuk e kemi ulur kokën, ndaj besoj se më në fund do të marrim fitoren që na duhet shumë”, përfundoi Rakitic, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Sevilla, fituesja e vitit të kaluar të Ligës së Evropës, ditët e fundit ka qenë nën kritikat e tifozëve që erdhën në stërvitje muajin e kaluar për t’u thënë lojtarëve se nuk janë të kënaqur. Në pesë ndeshjet e fundit, lojtarët e tyre kanë marrë tri humbje dhe dy barazime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

La Liga
Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

Ndërkombëtare
Kalo në kategori