Helikopteri luftarak i Turqisë, Cobra, është rrëzuar militantët kurdë në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Irakun.
Helikopteri ishte dërguar si mbështetje, gjatë luftimeve të forcave turke me kurdët. Por, rrëzohet nga raketa e prodhimit rus, Igla MANPAD, që ndjek temperaturën, transmeton Telegrafi.
Më parë turqit thanë se helikopteri u rrëzua për shkak të problemeve teknike, por e vërteta shihet në këtë video.
Të dy pilotët turq në helikopter kanë vdekur me këtë sulm, ndërsa ende nuk dihet se si i morën kurdët këto armë. /Telegrafi/