LAJMI I FUNDIT:

‘Raketa’ e De Bruyne ndaj Leedsit vlen të shikohet disa herë

‘Raketa’ e De Bruyne ndaj Leedsit vlen të shikohet disa herë

Kevin De Bruyne ka shënuar një gol në stilin e një raketë absolute, teksa Manchester City arriti në fitore të madhe 7-0 ndaj Leeds United në Etihad Stadium të shtunën mbrëma.

Manchester City fitoi me rezultat të thellë 7-0 në shtëpi ndaj Leedsit në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier, duke thelluar epërsinë me ndjekësit.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Phil Foden (8’), Jack Grealish (13’), De Bruyne (32’, 62’), Riyad Mahrez (49’), John Stones (74’) dhe Nathan Ake (78’).


Megjithatë, goli i dytë personal i mesfushorit belg, De Bruyne, ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen e ndeshjes.

De Bruyne shënoi një supergol nga rreth 25 metra, duke çuar epërsinë në 5-0 për Cityn në atë kohë.

Ky gol i belgut ishte padyshim njëri nga më të mirët me fanellën e Cityt dhe në përgjithësi në karrierën e tij. /Telegrafi/