Bujqit e rajonit të Pollogut kanë fituar më pak të holla nga programi IPARD 2, ndërsa përfituesit më të mëdhenj kanë qenë fermerët e rajonit të Pellagonisë, Vardarit, Juglindor, Verilindor dhe atij Jugperëndimor, shkruan gazeta KOHA. Shkaqet kryesore për nivelin kaq të ulët të shfrytëzimit të fondeve bujqësore evropiane në Tetovë dhe Gostivar, ku gravitojnë dhjetëra fshatra, sipas përfaqësuesve të fermerëve, janë çështjet e pazgjidhura pronësore-juridike të tokës bujqësore dhe druajtja e bujqve të kësaj ane se sa me të vërtetë do të realizohen deri në fund marrëveshjet e nënshkruara.
“Në rajonin e Pollogut, jo se mungon interesimi i bujqve që të aplikojnë dhe fitojnë mjetet IPARD, megjithatë realizimin me sukses të këtij programi e pamundësojnë në radhë të parë problemet e pronësisë së tokës, ku shpesh një fermer punon më shumë se 15 hektarë tokë, ndërsa në pronësi të tij ka vetëm disa hektarë. Problem i dytë është frika e bujqve se realisht a do të fitojnë këto të holla, për shkak se ka ndodhur që bujqit në këtë rajon kanë nënshkruar kontratat e IPARD, ndërsa në fund – edhe nuk i kanë fituar mjetet. Andaj, ne si organizatë që prezanton fermerët, propozojmë vendosjen e garancisë bankare nga ana e shtetit që të lehtësohet pagesa e këtyre mjeteve”, thotë nënkryetari i Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, Memet Sinani.
Në ndërkohë, përkundër rritjes së madhe në afër 700 shfrytëzues që të enjten filluan të nënshkruajnë kontratat për shfrytëzimin e IPARD 2, megjithatë para institucioneve përkatëse mbeten sfidat që edhe në thirrjet e ardhshme, të rritet numri i aplikuesve me qëllim që të tejkalohen shifrat modeste të shfrytëzimit të mjeteve të IPARD 1, ku nga mbi 3000 kërkesa në 12 thirrje, janë paguar vetëm 1000 kontrata apo afër 16 milionë euro.
Nga Agjencia për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apelojnë tek të gjithë fermerët që kanë nevojë të avancojnë veprimtarinë bujqësore, të aplikojnë në të ardhmen që të fitojnë mjetet e IPARD 2. Në këtë drejtim janë anuluar edhe mjaft pengesa si dhe janë thjeshtësuar edhe procedurat e nevojshme për aplikim.
“Nevojitet të punojmë të gjithë së bashku si Ministria e Bujqësisë, dhe institucionet e tjera me qëllim që edhe bujqit në rajonin e Pollogut të vijnë deri tek këto mjete”, thotë drejtori i agjencisë, Nikollçe Babovski.
Bujqit në Maqedoni nga IPARD 2, deri në vitin 2023 mund të shfrytëzojnë 80 milionë euro prej të cilave 60 milionë euro janë me koofinancim evropian dhe 20 milionë euro janë përkrahje qeveritare me të cilat bujqësia vendore në vitet e ardhshme duhet të përmirësojë cilësinë e prodhimtarisë, si dhe ti afrohet standardeve të Bashkimit Evropian. Me fjalë të tjera, mjetet e IPARD-it synojnë ndër të tjerash rritjen e cilësisë së prodhimtarisë bujqësore dhe konkurrencës së saj në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, përmirësimin e cilësisë së jetës në mjediset rurale, hapjen e vendeve të reja të punës dhe projekte të tjera.
Ndryshe, viteve të kaluara, sipas hulumtimit të Federatës së Fermerëve të Maqedonisë të titulluar “Si deri tek shfrytëzimi më i suksesshëm i IPARD 2”, planet e papërgatitura të detajuara urbanistike të komunave, procedurat e papërfunduara të trashëgimisë, qasja e pamjaftueshme ndaj kapitalit fillestar, dokumentacioni voluminoz për aplikim, periudha e gjatë dhe e paqartë prej dorëzimit të projekteve deri tek miratimi i tyre, ishin pengesat kryesore që kanë pamundësuar fermerët në Maqedoni të shfrytëzojnë më shumë të hollat e fondeve evropiane bujqësore IPARD./koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës