Moti i kthjellët dhe me vranësira do t'i karaktrizojë këtë javë komunat e rajonit të Gjakovës.

Në bazë të parashikimit të motit, temperaturat gjatë kësaj jave në këtë rajon do të luhaten nga 7 e deri në 22 gradë Celsius.


Moti në Gjakovë

Qyteti i Gjakovës gjatë javës në vijim pritet të karakterizohet nga moti i ndryshueshëm, ku do të mbizotërojnë kryesisht vranësirat. Temperaturat maksimale gjatë kësaj jave do të jenë ditën e martë dhe të premte, ku temperatura do të arrijë deri në 22 gradë Celsius, ndërsa 8 gradë Celsius do të jetë temperatura më e ulët e kësaj jave, e cila do ta karakterizojë mëngjesin e ditës së hënë.

Moti në Malishevë

Java në vijim për komunën e Malishevës do të karakterizohet nga moti pjesërisht me re, ku do të ketë edhe rreze dielli. Vlera më e lartë e temperaturës gjatë kësaj jave në komunën e Malishevës do të arrihet ditën e premtë, vlerë kjo  e cila do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Moti në Rahovec

Moti i vranët do ta karakterizojë komunën e Rahovecit gjatë javës në vazhdim. Temperaturat gjatë kësaj jave në komunën e Rahovecit do të lëvizin nga 7 gradë Celsius që do të jetë vlera më e ulët e kësaj jave, e që do të arrijë deri në 22 gradë Celsius e cila do të jetë temperatura më e lartë e kësaj jave në këtë komunë.

Moti në Junik

Java në komunën e Junikut, do të nisë me mot plotësisht të kthjellët, i cili më pas gjatë ditëve në vijim do të karakterizohet nga moti pothuajse i kthejllët dhe me vranësira. Temperaturat gjatë kësaj jave në komunën e Junikut, pritet të lëvizin nga 7 e deri në 22 gradë Celsius. /Telegrafi/