Derisa Evropa mbushet me turistë dhe një mori prej tyre po ia mësyjnë Italisë për atë që duket të jetë një sezon veror i ngarkuar, një rajon ka kufizuar numrin e vizitorëve në një përpjekje për të parandaluar mbingarkesën.
Rajoni autonom i Alto Adige-s, i njohur gjithashtu si Bolzano që gjendet në Tirolin e Jugut në veri të vendit, ka vendosur një limit për vizitorët, duke kufizuar numrat në nivelet e vitit 2019 dhe duke vendosur një ndalim për çdo pikë të re akomodimi, vetëm në qoftë se një tjetër është mbyllur, transmeton Telegrafi.
Rajoni i cili kufizohet me Austrinë, është një nga vendet më të njohura për në malet e Dolomitit, ku vizitorët shkojnë për të parë majat spektakolare të thepisura që bëhen ‘rozë’ për shkak të perëndimit të diellit. Rajoni gjithashtu njihet për liqene akullnajore të bukura dhe qytetet e Tirolit ku shijojnë pijet dhe praktikojnë gjermanishten e tyre pasi në provincë fliten të dy gjuhët.
Kryeqyteti Bolzano është gjithashtu shtëpia e një ‘banori’ me famë botërore që quhet “Otzi dhe Iceman” trupi i mumifikuar natyrshëm i një njeriu që vdiq rreth 5200 vjet më parë. Trupi i tij është i strehuar në një muze të veçantë, bashkë me rrobat e ruajtura mirë.
Arnold Schuler, i cili është përgjegjës për turizmin në provincë dhe që propozoi ligjin e ri, tha për CNN se rajoni kishte “mbushur numrin” e atyre sa mund të pranonte.
“Ne arritëm kufirin e burimeve tona, kishim probleme me ngarkesën dhe banorët e kanë të vështirë të gjejnë vende për të jetuar”, tha ai, duke shtuar se ata duan të garantojnë cilësinë për vendasit dhe turistët, ku numri i tyre është rritur shumë gjatë dekadës së fundit.
Arritja e limitit të turistëve
Alto Adige njihet për natyrën përrallore, por Schuler thotë se ky reputacion ka filluar të rrezikohet nga numri i madh i njerëzve që e vizitojnë zonën.
“Turistët këtu vijnë për të parë vende të bukura, jo për të gjetur veten në ‘bllokim trafiku’”, deklaroi përgjegjësi për turizmin.
Në vitin 2022, rajoni kishte 34 milionë të akomoduar. “Në periudha të caktuara të vitit dhe në zona të caktuara, u bë si tepër”, potencoi ai për CNN.
“Sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm për ne, për vendet e punës dhe për ekonominë, por ne kishim arritur kufirin, ndaj morëm këto masa për të garantuar një menaxhim më të mirë të fluksit të njerëzve dhe për të garantuar akomodim për turistët”.
Ligji, i cili u miratua në shtator të vitit 2022, parandalon hapjen e një vendi të ri për akomodim ose të shtojë më shumë dhoma te ata ekzistues pa lejen e autoritetit lokal.
Numri i shtretërve të regjistruar zyrtarisht që nga viti 2019 ishte vendosur në më pak se 230 mijë. Pronarët e bizneseve tani kanë kohë deri më 30 qershor për t’ju raportuar autoriteteve se sa mysafirë kishin në të vërtetë në vitin 2019 – në thelb duke treguar shifrat e divaneve, të cilat më parë nuk ishin llogaritur në shifra zyrtare. Numri përfundimtar do të shënojë kufirin, i cili nuk mund të tejkalohet në të ardhmen. Çdo biznes do të ketë numrin e saktë të dhomave dhe çdo komunë (autoritet vendor) do të ketë gjithashtu një numër të caktuar – totalin e të gjitha bizneseve nën autoritetin e tij.
Për të ndihmuar bizneset e vogla, do të ketë edhe 7,000 “shtretër” të supozuar të caktuar midis autoriteteve lokale të Alto Adige-s për t’i shpërndarë sipas dëshirës për bizneset e vogla që kanë kapacitet për më pak se 40 të ftuar.
Gjithashtu 1000 “shtretër” të tjerë do të caktohen në rrethana të jashtëzakonshme nëse, në të ardhmen, dikush dëshiron të hapë një biznes në një qytet me nivele shumë të ulëta turizmi.
Ndalimi i vizitorëve ditorë
Vizitorët ditorë nuk do të kalojnë pa u prekur nga vendimi i ri. Venediku është një shembull se si vuan nga fluksi i turistëve.
Që nga viti 2021, qasja me makina në sezonin e pikut në Lago di Braies është bërë vetëm me rezervim. Schuler thotë se rajoni e mori këtë masë – të cilin ai e quan një “projekt pilot” – sepse situata po bëhej e paqëndrueshme.
“Duhet të regjistroheni për të shkuar në liqen, por në këtë mënyrë ju garantohet qasja dhe nuk do të fluks të njerëzve atje”, potencon ai. “Por gjithashtu, kushdo që shkon, mund të shohë liqenin”.
Shkuarja në Alpe di Siusi, një livadh i madh alpin në hijen e maleve ka qenë gjithashtu i kufizuar më parë. Rruga deri në rrafshnaltë mbyllet nga ora 09:00 deri në orën 17:00 për automjetet private – kushdo që dëshiron të udhëtojë duhet të përdorë transportin publik. Këtu përjashtohen banorët dhe ata që kanë rezervuar hotele në këtë rrafshnaltë.
Kjo mund të jetë një nga kufizimet e para të një sistemi më të gjerë rezervimi për pikat e njohura, pasi Schuler thotë se ata “me siguri do ta bëjnë këtë në zona të tjera” të rajonit.
Kufizimi i qasjes në vendet më të njohura iu konvenon të gjithëve, thotë përgjegjësi për turizmin në këtë rajon , duke e krahasuar atë me muzetë dhe galeritë që shesin një numër të caktuar biletash çdo ditë.
“Jo vetëm që vendasit do të jenë të lumtur, por edhe turistët që kanë më pak probleme me qasjen, kanë parking dhe mund të gjejnë lehtë vend për të ngrënë”.
Mungesë të shtëpive për vendasit
Schuler theksoi se vërshimi i turistëve po ua vështirëson jetën edhe banorëve vendas, të cilët e kanë të vështirë të gjejnë akomodim.
“Është gjithnjë e më e vështirë të gjesh vend sepse me kaq shumë [akomodime] janë kthyer në akomodim turistik”, u shpreh ai, duke shtuar se si rezultat, kostot e qirasë janë rritur.
Rajoni ka një popullsi prej rreth 532,000 banorësh, dhe vetëm banorët e tejkalojnë sasinë e shtretërve për turistët me afërsisht dy me një, por kjo mesatare është falë disa zonave që nuk kanë mbingarkesë të turizmit. “Ne kemi zona ku numri i shtretërve për akomodimin e turistëve është më i madh se numri i banorëve”, potencoi Schuler.
Sipas tij, numri i rezervimeve online në rajon është rritur me 400 për qind në pesë vjetët e fundit.
“Ne gjithmonë kemi thënë se duam të jemi një rajon për turistët, por edhe një vend ku banorët vendas jetojnë mirë”, shtoi mes tjerash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi
Vishnin kostumin e ariut dhe sulmonin veturat e tyre - arrestohen katër persona në Los Angeles
Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se dëmtimi i kabllove nënujore ishte “sabotim”
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian