LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci vazhdon investimet për zgjerimin e ndriçimit publik

Rahoveci vazhdon investimet për zgjerimin e ndriçimit publik

Vazhdon realizimi i projektit për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik, punimet në kuadër të këtij projekti janë duke vazhduar në zgjerimin e ndriçimit publik në rrugën “Xhevat Kasapi”, në qytetin e Rahovecit.

Punimet në realizimin e këtij projekti i ka parë nga afër edhe Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, ku ka thënë se projekti për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e ndriçimit publik është duke vazhduar nga viti 2016, dhe deri më tani është bërë mirëmbajtja e rrjetit ekzistues të ndriçimit publik në disa rrugë në qytetin e Rahovecit. Kurse zgjerimi i rrjetit është bërë në rrugët ”28 Nëntori”, “Gëzim Hamza”, në qytetin e Rahovecit dhe disa rrugë në fshatrat Ratkoc dhe Fortesë.

Behra thotë se operatori ekonomik, është duke punuar në vendosjen e gypave dhe pajisjeve të tjera të ndriçimit publik në rrugën “Xhevat Kasapi”, në qytetin e Rahovecit, punimet për realizimin e këtij projekti do të vazhdojnë në fshatin Krushë e Madhe. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori